![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në gjithë Evropën. Sot u zyrtarizua në Luksemburg sistemi “semafori i BE-së”, i propozuar nga Komisioni Evropian në shtator. Sipas këtij propozimi, qeveritë synojnë që të shmanget mbyllja e kufijve, e cila do të kishte pasoja të tmerrshme për ekonomitë e Evrozonës, por edhe të vendoset tamponi i detyrueshëm për të gjithë personat që hyjnë nga zonat e kuqe
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Sipas marrëveshjes, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të publikojë një hartë javore të situatës rajonale në vendet e BE-së, me një kod ngjyrash bazuar në nivelin e rrezikut: E gjelbër, portokalli dhe e kuqe.
Informacioni, do të bëhet i disponueshëm online, ku përdoruesit mund të kërkojnë vende të veçanta për të parë nëse kufijtë janë të hapur dhe cilat kufizime ekzistojnë, si edhe lidhje me informacionin epidemiologjik të vendit.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Ngjyra e semaforit të një rajoni të caktuar do të varet nga numri i rasteve të reja për 100.000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit dhe shkalla e testeve pozitive.
Ndërsa pjesë e këtij sistemi, do të shtohet edhe ngjyra “gri”, për zonat ku ka të dhëna të pamjaftueshme ose ku numri i testeve të kryera për 100.000 banorë konsiderohet shumë i ulët.
Si do funksionojë: Udhëtarët që vijnë nga një zonë portokalli, e kuqe ose gri mund t’u kërkohet t’i nënshtrohen karantinës pas mbërritjes.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Ata që vijnë nga zona të gjelbërta të përcaktuara me kritere të përbashkëta nuk do të vuajnë asnjë lloj kufizimi në lëvizje dhe udhëtim.
Sistemi i ngjyrave u përcaktua kështu: Të kuqe: Zonat me rrezik të lartë, që kanë më shumë se 50 raste për 100.000 njerëz me 4% që testohen pozitivë ose më shumë se 150 raste për 100.000 me më pak se 4% të testohen pozitivë.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Portokalli: Zonat me rrezik të mesëm, me më shumë se 25 raste për 100.000 njerëz me 4% që testohen pozitivë ose rreth 25 raste për 100.000 njerëz me më pak se 4% të testohen pozitivë.
E gjelbër: Zonat me rrezik të ulët, me më pak se 25 raste për 100.000 njerëz me më pak se 4% të testohen pozitivë.