A do të gjykohen së bashku krerët e UÇK’së, Ja çka thotë Avokati


Paraqitja e parë e ish-krerëve të UÇK-së u bë varësisht nga koha e mbërritjes së tyre në Hagë.

Gjatë luf tës u panë pranë njëri-tjetrit.

E për veprimtarinë e tyre gjatë asaj periudhe, ditë më parë, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli morën rrugë drejt Hagës për t’u gjy kuar.

Në ak takuzën e njëjtë, janë të përfshirë edhe ish-kryetari i Kuvendi i Kosovës, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndonëse një ak takuzë e vetme, ish-krerët e UÇK-së paraqitjet para speciales i bënë veçmas.

Përderisa Thaçi e Krasniqi paraqitjen e parë e patën gjatë së hënës, këtë të martë para trupít gjy kues doli Veseli.

Por nga Gjykata Speciale në një përgjigjie për televizionin T7, konfirmuan se kjo ndodhi me një arsye.

Por sítuata mund të ndryshojë gjatë paraqitjeve të radhës.

Sipas avokatit Taulant Hodaj, në rast se ak takuza nuk ndahet, gjykími do të bëhet për të gjithë së bashku.

Por, deri të bëhet shqyrtimi kryesor, ka një sërë procedurash.