Kosova BE
Sot do të vendoset nëse qytetarët kosovarë do të lejohen të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian nga 1 tetori. Takimi po mbahet aktualisht në Bruksel dhe shumë shpejt pritet të mirret një vendim.
Temë diskutimi është rishikimi i listës së vendeve të treta që lejohen të kalojnë kufijtë e jashtëm të BE-së bazuar në situatën e favorshme epidemiologjike.
Kosova aktualisht ka përmbushur parakushtet për të qenë në hartën e gjelbërt pas rënies së madhe të shifrave me Covid19.