Situata epidemiologjike në vend ka ditë që e ka marrë teposhtzën. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 13 raste të vde kjeve dhe 963 raste të reja me koro navírus. Situatë e rënduar është edhe në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut. Por, a do të ndikojë rrítja e këtyre rasteve që këto shtete t’i mbyllin kufijtë sërish?
Rastet pozitive me koro navírus janë rrítur dukshëm gjatë javëve të fundit.
Një prej arsyeve që ka ndikuar në shtimin e këtyre rasteve është edhe heqja e Kosovës nga lista e vendeve me rrezík të lartë dhe ardhja masive e mërgimtarëve.
“Për më tepër, në rritjen e rasteve si duket ka ndikuar edhe heqja e Kosovës nga lista e vendeve me rrezík të lartë dhe ardhja masive e bashkë-atdhetarëve këtyre ditëve në Kosovë, nga vendet evropiane që këtyre ditëve po shënojnë gjithashtu ngritje të madhe të rasteve me Covíd-19”, kishte deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, menjëherë pas rrítjes së shífrave të të prek urve.
Madje, menjëherë ishte vendosur si kusht posedimi i një testi PCR-Negativ jo më i vjetër se 72 orë për shtetasit e vendeve me rrezik të lartë infektimi. Por, a ka gjasa që të mbyllen sërish kufijtë për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje?
Në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës deklarojnë se s’ka ndonjë vendim për mbyllje të kufijve.
Por, thonë se nëse ndërmirret një masë e tillë, do të publikohet paraprakisht që të njoftohen qytetarët.
“Nuk ka ndonje vendim rreth mbylljes se kufijve. Çfarëdo mase që ndërmirret në varësi të situatës, publikohet paraprakisht me qëllim që qytetarët të njoftohen me kohë”, kanë deklaruar nga MSH’ja për Express.
Me situatë të rënduar po përballet edhe Shqipëria. Por, as në këtë shtet duket se nuk po e shohin mbylljen e kufijve si zgjidhje.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Gelardina Prodani, i ka thënë Gazetës Express se po e ndjekin me vëmendje ecurinë e pandemisë në të gjitha vendet dhe se po marrin masa varësisht nga situata epídemíologjike.
Bazuar në këtë situatë, Prodani thotë se ende nuk është diskutuar një kufizim i tillë.
“Komiteti Teknik i Ekspertëve ndjek me vëmendje ecurinë e pandemisë në vend dhe të gjitha vendet e botës. Të gjitha masat e marra janë në përputhje me dínamíkën e situatës epidemiologjike si dhe faktorëve që e ngadalësojnë përhapjen e virusit. Për sa më sipër, parasysh ecurinë e situatës në vend nuk është diskutuar ende kufizimi i mundshëm për mbylljen e kufijve”, thuhet në përgjigjet e Prodanit për Express.
Gjendje e rënduar është edhe në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, as atje mbyllja e kufijve nuk është folur si opsion.
Zëvëndësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani i ka thënë Gazetës Express se deri tash në Maqedoninë e Veriut nuk është diskutuar për mbyllje.
Por, thotë se të hënën do të mblidhet komisioni dhe mbetet të shihet nëse do të përmendet apo vendoset për një opsion të tillë.
“Nuk është diskutuar për mbyllje deri tani. Të hënën kemi komision, do e shohim dhe do vendosim”, ka thënë Hasani për Express.
Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Kosovës i janë shtuar 963 raste të reja me COVíD-19.