“A e ka Albini gati letrën e dorëheqjes?” – kjo është përgjigjia e Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka ndërmend të dorëhiqet, ndonëse përballet me një presion të madh nga ndërkombëtarët për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kur është pyetur në DPT te Fidani, nëse Kurti e ka gati “letrën e dorëheqjes”, ajo ka shprehur emocione habie.

“Jo bre, pse me pasë një letër të tillë, kush e tha këtë?”, ka pyetur ajo.
Kusari-Lila ka thënë se Kurti ka mbi 50% të mbështetjes së qytetarëve dhe sipas saj, çështja e Asociacionin është nën legjitimitetin e tij për ta trajtuar.

“Kryeministri Kurti e ka mbështetin e 50% + të qytetarëve të Kosovës. Kjo është një prej kauzave që ia vlen me u shty argumentimi më tutje”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila ka thënë se Kosova do ta ketë të vështirë të hyjë në një marrëveshje me Serbinë, nëse asaj nuk i garantohen njohja nga Serbia dhe anëtarësimet në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.