Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti së fundi po shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij nëpër fushatë.
Por, është një raport i ftohtë figurativisht, ai që bie më shumë në sy tek çifti në fjalë.
Është Rita ajo e cila dukshëm rri më në distancë krahas Kurtit, derisa ky prin thuajse në çdo tubim.
Megjithatë, gjuha e trupit është ajo e cila flet për një raportit mes dy personave.
E kur jemi tek çifti që janë edhe prindër të një vajze, vërehet një lidhje jo aq e fortë, derisa shpesh herë mbetet në fund të ‘turmës’, zonja Rita.
Por, është shtetasja norvegjeze ajo cila duket se prapë merr iniciativë për t’i qëndruar krahë Kurtit, i cili synon të marrë për të dytën herë postin e kryeministrit të vendit.
Distanca mes tyre vërehet sidomos në paraqitjet e fundit, gjë e cila është kapur edhe nga mediat./IndeksOnline/