A iu kujtohet dëshmia e tij në Hagë? Shefqet Kabashi tash përmendet në Gjykatën Speciale

Sigurisht të gjithëve iu kujtohet dëshmia e tij në Tribunalin e Hagës, në gjykimin ndaj Ramush Haradinajt. Por tash, Shefqet Kabashi sërish po përmendet në Gjykatën Speciale.
Ajo çka sipas Prokurorisë së Specializuar dëshmon rasti i Kabashit është klima jo e favorshme për dëshmitarët në Kosovë, të cilët gjithnjë sipas organit të akuzës me bazë në Hagë, nuk dëshirojnë të dëshmojnë nga frika e hakm.arrjes.

Një argument i tillë i përdorur nga Prokuroria ka hasur në kundërshtimin e fuqishëm të mbrojtjes së Kadri Veselit, Ben Emmerson. Avokati britanik ka thënë se në asnjë rast nuk qëndron fakti se Kabashi ishte frikësuar të dëshmonte.

“Z. Kabashi është dëshmitari të cilit i është referuar z. Reid në dëshminë e tij në gjyqin Gucati & Haradinaj, e cila kujtohet në paragrafin 14 të parashtresave të Prokurorisë. Aty, ata deklarojnë se “Z. Reid vazhdoi të kujtonte një i ncident të veçantë ku një dëshmitar, pasi erdhi në Hagë dhe mori qëndrimin e dëshmitarit, preferoi të akuzohej për shpërfillje të gjykatës lajmi.net.

Sidoqoftë, Emmerson ka rikujtuar faktin se Kabashi veçse e kishte dhënë njëherë dëshminë e tij në Hagë në rastin e Limajt. Ai rikujton se deklarata e Kabashit në rastin e Limajt, u pranua si provë në rigjykimin ndaj Ramush Haradinajt.