Policia e Kosovës sot ka hasur në dy dasma në Prizren, ku edhe ka ndërmarrë masat e duhura.
“Sot, me datën 05/09/2021 rreth orës 13:30 patrulla e Stacionit Policor Prizren-Veri, gjatë inspektimit te salloneve te dasmave ka hasur në një organizim familjar (dasme), i cili gjendet në lagjen “Arbana”, rruga Prizren-Gjakovë.
Policia ka reaguar menjeher ne baze te vendimit te Qeverise duke marre masa ndaj organizatorit te cilit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë kurse pronarit të sallonit te dasmes i është shqiptuar gjobë nga inspektoret e AVUK-ut, te njejtit i është mbyllur biznesi (veprimtaria) deri në një vendim tjetër, ndersa dasmoret të pranishem janë shpërndare“, thuhet në njoftimin e tyre.
Policia në Prizren, ka intervenuar edhe në një rast tjetër rreth ores 17:30, perkatesisht ne rrugen “Kasëmbeg” në Prizren, është raportuar një aheng familjar në shtëpi.
Në këtë rast është dërguar patrulla policore, ku pronarit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë, ndërsa të pranishmit janë shpërndarë nga aty./Indeksonline