Kandidati i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe ish komandanti i UÇK’së Anton Quni, gjatë një interviste ka treguar se ka përdorur këngëtaren Adelina Ismaili si motivim për ushtarët e UÇK’së.
Ai për t’i motivuar ushtarët, kishte folur për planin e Arkanit që kishte për ta kindapuar këngëtaren Adelina Ismaili,e cila në atë kohë ishte mjaft e njohur për të gjithë në Kosovë.
Adelina ka reaguar sot pas kësaj historie të trguar nga Quni, të cilin këngëtarja e ka quajtur si një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur në jetë, transmeton Magazina.al
Adelina gjithashtu ka treguar se Quni ishte njëriu i cili i kishte huazuar armën për një vieoklip, pa pasur frikë fare, ndërsa ka thënë se në Koshare nuk ka qenë asnjëheërë, duke mos treguar arsyen.
Ky është reagimi i Adelina Ismailit:
Anton Quni… nje nga njerezit me te medhenj qe kam njohur ne jete. I vetmi qe barti uniformen e Ushtrise Çlirimtare dhe me dha revolen e tij personale per te rexhistruar publicitetin “Stripi ne mahall” duke mos u frikesuar, as kercenuar dhe as pa e largu buzeqeshjen nga fytyra. Jo ne Koshare te dashur miq, une ne Koshare s’kam qene para dhe as gjate luftes dhe shpresoj nje dite te kuptohet pse nuk isha atje…Te falenderoj Anton -Adelina