









Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 2 mars të vitit 1999, në muajin kur nisën b ombardimet e NATO-s mbi Serbinë kishte dhënë dorëheqje nga zyra e Adem Demaçit.
Nëpërmjet një letre, Kurti kishte dhënë dorëheqje për shkak të zhvillimeve në Rambuje.
Letra e dorëheqjes atij iu publikua 23 vjet më pas, shkruan Demokracia.com.
Pas kësaj letre, Demokracia.com ka kontaktuar me disa prej bashkëpunëtorëve të Adem Demaçit në kohën sa ishte përfaqësues politik i UÇK-së.
Një prej pjesëtarëve të asaj zyre, këngëtari i njohur Afrim Muçiqi ka ndarë kujtime me Demokracia.com nga koha kur bashkëpunonte me Demaçin e Kurtin.





“Unë në atë kohë kam qenë shumë i ri. Kam qenë student në Prishtinë. Pastaj djali i axhës së babit, i ndjeri Shefqet Sylejmani ka qenë i punësuar në atë zyrë. Unë faktikisht kam qenë shumë afër tij. Edhe kemi shku të gjithë në atë, që nga nana ime e kemi çu shumë lule e orendi në zyrën e improvizuar në Tophane. Por, e mbaj mend edhe kyçjen e kryeministrit të tanishëm të Kosovës, pastaj më kujtohet edhe kur ka dhënë dorëheqje dhe ka dalë”, ka thënë Muçiqi për Demokracia.com.
Muçiqi tregon se dorëheqjen e Kurtit e kishte marrë vesh një ditë më vonë.
“Jo, nuk e kam parë. Me të tregu të drejtën, ai moment kyç nuk më kujtohet, se e mbaj mend që në atë kohë, pas m asakrës në Krushë të Madhe e kam dërguar bacën Adem me veturën time private, duke i kaluar shumë punkte të p olicisë, në një vizitë të krerëve dhe një pjese të shtabit atje, por të nesërmen në mëngjes e kemi kuptu që Albini nuk është më në zyrë”, ka treguar Muçiqi.





Demokracia.com e ka pyetur Muçiqin nëse ai e gëzon statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndonëse ka qenë pjesë e zyrës së Demaçit dhe pjesë aktive e l uftës, Afrim Muçiqi nuk ka dashur që ta marrë statusin e veteranit.
Ai për Demokracia.com thotë se ndjehet shumë krenarë për veprimtarinë e tij.
“Jo, edhe pse kam qenë pjesë e zyrës dhe pjesë aktive e UÇK në brigadën 135 “Zahir Pajaziti”, unë nuk e kam marrë dhe i kam lënë radhën dikujt tjetër, që ndoshta ka qenë edhe më aktiv se unë. Jam krenar me kontributin që kam dhënë, por pas l uftës unë i jam kthyer profesionit tim”, ka thënë Muçiqi për Demokracia.com.





Ndryshe, të enjten është publikuar letra e dorëheqjes së Albin Kurtit nga zyra e Adem Demaçit.
Albin Kurti e kishte dhënë lajmin për ndarjen e rrugëve për shkak të zhvillimeve në Rambuje, shkruan Demokracia.com.
Zyra e Demaçit ishte tërhequr nga misioni i saj i parë, siç thuhet në deklaratë, për të mos shkaktuar fërkime brenda UÇK-së, e cila ishte pjesë e delegacionit kosovar në Rambuje.