“Agim Ramadanit i kërkuan të antarësohej në LKÇK, ai refuzoi se ishte ushtar i popullit” (VIDEO)

Shukrie Ramadani, bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, e ftuar në emisionin “Frontal” në T7, thotë se vazhdon të jetojë me dhimbje. Teksa shton se ëndrra e Agimit dhe të tjerëve për pavarësinë e Kosovës është arritur.

Ajo ka rrëfyer momentet e fundit kur Agim Ramadani u nis nga Zvicra për ta çliruar Kosovën.

Shukrie Ramadani tregon sesi LKÇK-ja i kërkoi Agim Ramadanit të anëtarësohej në këtë lëvizje, por ai kishte refuzuar. Për të udhëtuar nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë, Agim Ramadani s’ka pasur dokumente, mirëpo ato ia siguruan nga LKÇK-ja.

“Ia siguruan pasaportën, por i than duhet të anëtarësohesh. Por Agimi tha unë jam ushtar i popullit, ti e di mendimin tim, ju çmoj shumë, por për mua mësimdhënësi dhe oficeri nuk duhet t’i takoj asnjë partie dhe u nis”, tha Ramadani në Frontal, transmeton Gazeta Express.

“Diku 9 muaj se kam pa, ka jetuar në Tiranë, i ka përgatitur djemtë e LKÇK-së për luftë, dhe më ka thënë se djem më të përgatitur nuk ka parë kurrë. Shumica nga ta iu kanë bashkëngjitur në fron…Pas nëntë muajsh erdhi në Zvicër, me marrë djem dhe a rmatim, ishte Bajram, por nuk erdhi për të festuar”, tha ajo tutje.

“Ai ka thënë se jam me krahun e luftës, s’ka qenë me asnjë krah, dhe kjo më dhemb më së shumti kur partitë mundohen të përfitojnë nga kjo…Agimi e ka pas vetëm një ideal, çlirimin e vendit. Po të ishte sot Agimi s’do t’i takonte asnjë partie, jam e bindur”, tha ajo në Frontal, transmeton Gazeta Express.

Ajo tha se Agim Ramadani u nis në luftë sepse ka pohuar vazhdimisht se atë e thërret gj aku i fëmijëve të Kosovës.

“E përcolla deri te vetura, u përqafuam”.

“Nuk e dija se ky ishte përqafimi i fundit”.