Agim Veliu: Vallahi humbje kohe me folë për Vjosa Osmanin, asgjë s’ka bë

Vjosa Osmani u zgjodh Presidente sot një vit. Kuorumin ia pati mundësuar ish-partia e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por tre deputetë të kësaj partie, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe Agim Veliu, nuk patën qëndruar në sallë.

Sot një vit Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës

Periskopi ka kontaktuar këtë të fundit, për ta pyetur se a i ka rënë pishman që nuk ka qëndruar në sallë, ashtu si krejt partia e tij.

Ish-ministri i brendshëm thotë se ‘as nuk dëshiron të humbë kohë që të jap komente për Osmanin’.

“Vallahi me doket humbje kohe me folë për Vjosa Osmanin, asgjë mirë nuk ka bë ajo, asnjë punë të mirë nuk e ka bërë deri më sot”, tha Veliu për Periskopin.

“Kurrë nuk i bie pishman asaj pune, hiç. Nuk jam penduar”, tha Veliu.