“Ajo nuk do të ndalet me kaq si Presidente”, vjen paralajmërimi për Vjosa Osmanin


Që nga 5 nëntori, dita kur Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i Presidentit pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, Vjosa Osmani mori postin e ushtrueses së detyrës së Presidentit të Kosovës, kjo duke u bazuar në Kushtetutën e vendit.Me të marr detyrën e saj, Vjosa Osmani fillimisht riktheu vulën e presidentit Ibrahim Rugova në dokumentet e presidencës, vulë kjo që ishte larguar nga Hashim Thaçi.

Menjëherë pas kësaj, Osmani shkarkoi konsujt që ishin emëruar nga Hashim Thaçi, e që shumica prej tyre ishin familjarë të ish deputetëve dhe zyrtarëve të ish koalicionit PAN. Por Vjosa Osmani nuk u ndal me kaq. Ajo anuloi edhe të gjitha konkurset në presidencë, të cilat i kishte shpallur Hashim Thaçi para se të jepte dorëheqje.

E për të gjitha këto veprimet të ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi.Ai thotë se veprimet e Osmanit duhet të jenë mësim për gjithë politikën shqiptare.