38-vjeçari V’des papritmas në një lokal në Prizren derisa ishte duke biseduar me shokë (FOTO)

Një 38-vjeçar ka v dekur në orët e para të së martës në Prizren. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Express se v iktima derisa ka qenë duke biseduar me shokët e tij, ka rënë pa vetëdije nga karrigia.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 00:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte duke biseduar me shokët e tij tanimë i ndjeri, ka rënë nga karrigia pa vetëdije. Ai është dërguar në Qendrën Emergjente ku edhe është konstatuar v dekja”, tha ai. Bytyqi bëri të ditur se trupi i p ajetë me vendim të prokurorit është dërguar për o bduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjor.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në lokalin M-Caffe në Prizren, pas orës 23:00 dhe menjëherë kanë internuar njësitë përkatëse, por fatk eqësisht i riu u dërgua pa sh enja jete në spital, ndërkohë që hetimet për v dekjen e tij kanë nisur. Ai d yshohet se p ësoi a rrest k ardiak, shkruan Jepi zë. I ndjeri është 38 vjeçari, Bujar Kryeziu.

Ky është i ndjeri Bujar Kryeziu: