Albin Kurti “përmledh” keq BE-në “Ne e bëjmë punën tonë, Por ju duhet t’a bëni këtë…!!”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në takimin vjetor të Samitit të Berlinit tha se ky samit u krijua në sfondin e sfidave gjeopolitike dhe pasigurive në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur perspektiva e rajonit për anëtarësimin në BE dukej e largët. Por, sipas tij, shtatë vjet më vonë situata nuk ka ndryshuar shumë. “Kjo shtron nevojën për veprime të guximshme si nga BE-ja, ashtu edhe nga Ballkani Perëndimor për të ripërtërirë përkushtimin dhe për të forcuar lidhjet të cilat do të përshpejtonin reformat”, theksohet të ketë thënë ai.

Kurti ka theksuar se si kryeministër i vendit të cilit po mbahen të izoluar, duke mos iu lejuar liberalizimi i vizave, e kupton frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mungesën e progresit në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Por megjithatë ai tha se duhet angazhim të fuqishëm në agjendën e integrimit në BE, të demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik për qytetarët tanë.

“Siç e dini, në një palë zgjedhje të papara këtë vit në Kosovë, më shumë se gjysma e vendit votuan për ne dhe për programin tonë, për punë dhe drejtësi. Kjo është agjenda kryesore për qeverinë tonë sot: forcimi i sundimit të ligjit me një gjyqësor të pavarur, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimi i një ekonomie të lirë dhe konkurruese, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe atyre civile, por edhe ruajtja e lirive themelore të mendimit, fjalës, medias dhe feve, sepse ne besojmë se demokracia është e nevojshme, jo vetëm për të fituar zgjedhjet, por edhe për të qeverisur.

Për Kosovën, Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe ne nuk e shohim atë si një proces të zhvendosjes në BE, përkundrazi, ne e shohim atë si një proces reformash ku edhe ata që u larguan për mundësi më të mira ekonomike do të ktheheshin. Ne e kuptojmë që duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, por edhe BE-ja duhet të bëjë të vetat duke i mbajtur premtimet”, tha Kurti gjatë fjalimit të tij në këtë Samit. Ai theksoi se është për keqardhje që nuk pati përparim në marrëveshjet e negociuara me lehtësimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.