Bëhuni gati: Ja çfarë masa u morr nga Ministri Zemaj, Kjo na pret prej nga sot


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kanë propozuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai në një konferencë për media pas takimit që ka pasë me Komisionin për koordinimin e situatës më COVID-19 tha se qendrat tregtare dhe gastronomia sipas këtyre propozimeve nuk do të kenë të drejtë të punojnë nga ora 21:00 deri në ora 05:00.

“Obligohemi që të marrim masa të reja si pasojë e numrit të madh të rasteve të COVID-19 që janë shfaqur ditëve të fundit. Kjo për shkak të ruajtjes së shëndetit publik dhe shëndetit të secilit qytetar”.

“Masat e reja janë të propozuara nga takimi që patëm me komisionin. Do të reduktohet numri i stafit në nivelin qendror dhe lokal në institucionet publike dhe private”.

“Institucionet që do të zhvillojnë punën pa reduktim janë shëndetësia dhe siguria”.

“Personat që janë me sëmundje kronike dhe që janë në moshën mbi 60 vjeçare do të punojnë nga shtëpia. Ndërsa personat mbi moshën 65 vjeçare kanë të drejt të dalin nga shtëpitë nga ora 06:00 deri në ora 10:00”.

“Ligjeratat në universitetet private dhe publike do të zhvillohen online, puna praktike dhe provimet do të realizohen në prani fizike por duke respektuar masat e parandalimit të COVID-19”.

“Qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë nuk kanë të drejtë të punojnë nga ora 21:00 deri në ora 05:00”