“Çmendet“ Serbia nga kjo deklaratë e Gjuriqit, Serbia t’u kërkojë falje shqiptarëve!

Përfaqësues të Konventës Kombëtare për BE-në kanë biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Kosovën, në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën.

Sipas Dushan Milenkoviqit, nga Qendra për Dialog Shoqëror dhe Nisma Rajonale, “është e domosdoshme që shkëmbimi i koncesíoneve në dialog të bëhet me drejtësi. Ajo që ka rëndësi të veçantë është Asociacioni në th elb i fuqíshëm i komunave serbe, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, si dhe përfshírja e serbëve të Kosovës në dialog”.

Milenkoviq thotë se Asociacioni duhet të formohet asisoj “që të bëjë të mundur mbetjen e serbëve (në Kosovë), të bëhet e mundur kompetenca e kzekutíve që Prishtina e kundërshton, si dhe financimi i pandërprerë nga Beogradi, deri sa të mos f orcohet sektori privat në shkallë të mjaftueshme”.

Ivan Gjuriq, nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se për zgjidhjen e konflíktit të Kosovës duhet të merret parasysh se cili ka qenë shkaku i shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

“Serbisë nuk i është marrë Kosova me l uftë, por me mënyrën si e ka t rajtuar Kosovën. Që të jetojmë në p aqe duhet të ndriçojmë faqet më të e rrëta të së kaluarës dhe të kërkojmë falje”, ka thënë Gjuriq.

“Është interes i Serbisë që Kosova të anëtarësohet në BE dhe në OKB”, ka thënë Kisiq.

Siç është shprehur Sonja Stojanoviq, nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, ajo që e sh qetëson është fakti se hulumtímet e deritashme tregojnë se serbët në veri të Kosovës më shumë ua kanë fríkën strukturave mafíoze serbe, sesa fqinjëve shqiptarë.