Erdhi para pak ditësh nga Zvicra: Detaje të reja për kosovarin që i morën jetën sot

A.R., ka mbetur sot i v rarë pas një p ërleshje me armë në qytetin e Vitisë, shkruan Gazeta Express.

25-vjeçari u g odit me a rmë zjarri nga B.R., teksa të p lagosur mbetën edhe dy të tjerë.

Për këtë rast ka njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, rreth orës 11:00, në komunën e Vitisë, ka ndodhur një rast gj uajtje me a rmë z jarri, nga i cili një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar l ëndime trupore.

Lidhur me rastin është arrestuar i d yshuari B.R. dhe ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, pasi d yshohet se ka kryer veprën penale ‘’

V rasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit iu janë sekuestruar një r evole dhe një a rmë gjuetie”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndaj të dyshuarit për v rasje, prokuroria ka kërkuar masën për sigurimin e të p andehurit në procedurë p enale.

Teksa, trupi i A.R., është dërguar në IML për obduksion.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndaj të d yshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të p andehurit në procedurë penale”, thuhet më tutje në njoftim. /Express