“Kaluan 100 ditët e kësaj Qeverie, a ju ka mbetë ndonjë familjar, nip a mbesë pa e rehatuar?”

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se për 100 ditë të qeverisë Kurti nuk ka pasur asnjë sukses.Ai ka thënë se nuk ka asnjë rrëfim për t’u mbajtur mend nga këto 100 ditë, përveç “postimeve në instastory duke i vendosur emrat në dyertë e zyreve të ministrive dhe bordeve”.

“P.S. Se di a ju ka mbetë ndonjë familjar, nip a mbesë pa e “rehatuar”?”, ka shkruar Gjoshi.

Ky është postimi i tij:

Kaluan edhe 100 ditët e kësaj Qeverie. Asnjë rrëfim për t’u mbajtur mend, veç postimeve në instastory duke i vendosur emrat në dyertë e zyreve të ministrive dhe bordeve.
P.S. Se di a ju ka mbetë ndonjë familjar, nip a mbesë pa e “rehatuar”?.