Kryeministri Kurti është bërë i dëmshëm e zullumqar!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur zullumqar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Haradinaj tha se vendimet në sferën e ekonomisë, sigurisë e arsimit, të dialogut e marrëdhënieve me aleatët, janë bërë barrë e rëndë për vendin e për popullin. Sipas tij, pozicionimi i gabuar të parit të qeverisë do ta rikthej temen e Asociacionit.

“Pasojë e pozicionimit të tij të gabueshëm është edhe rikthimi me urgjencë i temës së Asociacionit dhe avantazhi i Serbisë në procesin e dialogut.

Qasja e tij e gabueshme ka bërë që Komuniteti Ndërkombëtar, më me simpati ta shohë Serbinë së sa Kosovën. Veç Albin Kurti ka arritur që xhelatin ta shndërrojë në viktimë”, tha Haradinaj. I pari i AAK-së deklaroi se veç shefi i qeverisë ka arritur që ta shndërrojë xhelatin në viktimë. /Klankosova.tv

Postimi i plotë i Haradinajt: