Lista Guxo “godet” rëndë Lëvizjen Vetëvendosje me gjestin e tyre të fundit

Zyrtari i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, në T7 ka konfirmuar se kanë aplikuar për t’u regjistruar në KQZ si iniciativë qytetare, me qëllim që, siç thotë Haxhi Avdyli, të mos shfrytëzohet partia nga persona të tjerë.

Nga KQZ kanë konfirmuar se lëvizja e themeluar nga Vjosa Osmani ka aplikuar për regjistrim vetëm në qytetin e Ferizajt, aty ku edhe kanë dalë pak.ëna.që.si me anëtarësinë për punën e koalicionit me VV’në për zgjedhjet lokale.

Lidhur me këtë zhvillim për Express ka folur anëtari i pakënaqur i Listës “Guxo”, Balton Dërguti, i cili ka treguar se edhe vetë ai do të aplikojë në KQZ për ta regjistruar iniciativën me emrin e njëjtë por me modifikimet e kërkuara nga KQZ–ja.

Dërguti thotë se nga qendra në Prishtinë kanë aplikuar për regjistrim vetëm për t’ua parandalaur marrjen e emrit Iniciativa “Guxo”, megjithatë thotë se do të aplikojnë për regjistrim përsëri me modifikim, teksa paralajmëron se nuk do të zmbrapset.

Pra Lista Guxo pritet te kandidoj e vetme.