Pamje të reja nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” (Video)

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një aksident të rëndë trafiku, që ka ndodhur mes dy kamionëve transportues dhe një veturë, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Si pasojë e këtij aksidenti, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelanit, janë lënduar katër persona.

Gazeta Sinjali sjell pamje të reja nga ky aksident, ku shihet dëmet e mëdha materiale që ka pësuar njëri nga kamionët e përfshirë në këtë aksident.