“Ta kishte fytyrën siç e ka barkun”, ministri serb me gjuhë fyese ndaj presidentes së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka fyer presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pas një deklarate të presidentes Osmani, dhënë për revistën “Der Spiegel”.

Vulin e nxori nga konteksti deklaratën e Osmanit, dhe si kundërpërgjigje e ka fyer për fizikun e saj.

“Nëse Osmani do të kishte fytyrë siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë, ka thënë Vulin, shkruan B92.

Gazetari kishte insistuar duke pyetur Osmanin se pse e përdor termin gjencid për krlmet që ka kryer Serbia.

“E kam zgjedhur nocionin gjencid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vr.arë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur. Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, ishte përgjigjja e Osmanit.