“Trego Ramush, pse u ktheve nga Zvicra për të kryer shërbimin në Serbi”?

“Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sa mbante postin e tij në Qeverinë e Kosovës, ishte mjaft i zëshëm kundër Serbisë.

Lideri i AAK-së, madje kishte akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për lidhjet e tyre me Serbinë dhe për planin e përbashkët për ndarjen e Kosovës.

Haradinaj gjatë ‘epokës’ së tij, si kryeministër i Kosovës, doli edhe kundër shteteve perëndimore, pas vendosjes së taksës kundër produkteve serbe.

Ai madje i ishte kundërpërgjigjur edhe Serbisë, se janë të gatshëm përsëri të luftojnë për Kosovën nëse ndodh ndonjë sulm i mundshëm prej tyre.

Së fundmi, Haradinaj, si një patriot gjatë dhe pasluftës në Kosovë, ka akuzuar mjaft rëndë edhe kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti se mos ka lidhje me shërbimet sekrete.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj të enjten në Kuvendin e Kosovës, i bëri këto deklarata në drejtim të Kurtit se mos është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte i burgosur.

“Kam dy pyetje për kryeministrin, Albin Kurti, a je i rekrutuar nga shërbimet serbe, a bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng, sot e kësaj dite, a është Kosova e rrezikuar prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg apo nga çlirimtarët që janë detyrua me majtë pushkën në dorë me luftua për lirinë e vendit duhet të deklarohesh sepse qarkullojnë gjatë këto edhe nga deklarimet e tua na bën me dyshu se mbahesh peng nga shërbimet serbe ”, tha Haradinaj.

“Dhe e dyta çka po i sjell Kosovës tregona kur po shkon në Bruksel”, tha Haradinaj.

Kjo deklaratë e Haradinajt vjen pasi kryeministri Kurti gjatë deklarimit të tij para medieve në Bruksel ka përmendur edhe tri shtyllat kryesore mbi të cilat vendet e Ballkanit e Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, që mund të ecin përpara drejt integrimit në BE.

Një nga këto shtylla, siç thotë Kurti, është eliminimi nga skena politike e kriminelëve të luftës, megjithatë ai nuk e ka specifikuar se për kë saktësisht e ka fjalën.

“Në anën tjetër, të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejtë, nëse i përmbahen tri, le të themi, vlerave shumë të rëndësishme. E para është demokratizimi, e dyta është sundimi i Ligjit, dhe e treta është ballafaqimi me të kaluarën, pra eliminohen nga skena politike e institucionale, kriminelët e luftës.

Edhe më tej në Ballkan Perëndimor kemi edhe kriminelë të luftës dhe kriminel të paqes të cilët dominojnë në institucione dhe parti politike, dhe kjo do të marrë fund, dhe në këtë mënyrë do të krijohen kushtet edhe për më shumë shpresë, dhe më shumë besim në të ardhmen.

Demokratizimi kundër autokracisë, sundimi i ligjit kundër monopolit dhe oligarkëve dhe ballafaqimi me të kaluarën, meqenëse kemi përjetuar 4 Luftëra në Ballkan, përgjegjësit për të cilët, dhe shumë prej fajtorëve, qoftë urdhërdhënës qoftë si ekzekutor vazhdojnë të jenë të pajisur me pushtet politik”, ka sqaruar Kurti.

Ndërkohë, Haradinaj edhe pse gjatë luftës dha shumë për Kosovën nga familja e tij, ai ka një të kaluar të dyshimtë në raport me Serbinë.

Përveç që ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së, gjatë luftës në vitet 1997-99, Haradinaj si i ri ishte kthyer me vet dëshirë nga Zvicra dhe kishte kryer shërbimin ushtarak në Ushtrinë Jugosllave.

Pas kthimit nga Zvicra, ai kishte shërbyer në Ushtrinë Jugosllave në vendin Pirot të Serbisë.

Atje brenda tre muajsh arriti të bëhej nënoficer dhe specialist për armët kimike, nga të cilat me lidhje teknike të nevojshme me armët tjera, mund të krijohen granata.

E kjo vë shumë pikëpyetje për të kaluarën e tij.

Pse Ramush Haradinaj ka ardhur nga Zvicra dhe ka shkruar vullnetar ushtar në Serbi, kur ushtarët shqiptarët ktheheshin në arkivole në Kosovë, të vrarë nga ushtria Jugosllave apo serbe?

Pse është kthyer Ramushi ashtu dhe si ka shku ushtar vullnetar në Serbi?

A mos vallë, ka pas lidhje me shërbimet sekrete serbe?

Në atë kohë, të rinjtë e lëshonin vendin për të mos shkuar ushtar në Serbi, ndërsa Ramushi ka shkuar vullnetar, a mund të jetë kjo një fije dyshimi për gjeneratat e reja, të cilat duhet të njoftohen nga historia për të kaluarën e secilit patriot të luftës?

Le të tregojë Ramushi si e ka mësua gjuhën serbe si 20 vjeçar, pastaj mund edhe të pyes për të kaluarën e dyshimit të secilit politikanë në Kosovë?

A është po ky Ramushi që pasluftës përveç kullës në Glloxhan, filloni dhe ndërtoi pallate në Prishtinë dhe jeton në njërën prej lagjeve më të shtrenjta në Kosovë?

A duhet të njoftohen qytetarët për njeriun që pyeti kryeministrin e Kosovës, për lidhje me Serbinë, se kush është ai, cila është e kaluara e tij para luftës, në luftë dhe si u pasurua pasluftës?

Trego Ramush? Secili qytetarë ka të drejtë të mësoj për patriotët shqiptar?

Sipas medieve serbe, dëshmitari Robert Qobana kishte deklaruar se Ramush Haradinaj ishte një ndër të rrallët që e fliste gjuhën serbe shumë mirë. Ndërkohë të rinjtë ne atë kohë në fshatrat e Kosovës, e në veçanti në Deçan nuk kanë pasur mundësi të flasin gjuhën serbe. Andaj, shtrohet edhe pyetja se ku e mësoi gjuhën në atë moshë të re Haradinaj?

Mos ta gënjejmë historinë me fakte të shtrembra, por ta mësojmë ashtu siç është?

E vërteta zbulohet”!Bota Sot