Vuçiq: Nuk krahasohet ushtria e Kosovës me atë të Serbisë, ne jemi forca e ballkanit

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar paralajmërimin e Prishtinës se do të formojë ushtrinë e cila do të ruajë kufijtë e Kosovës. Lidhur me këtë Vuçic tha se “dihet çdo gjë që bën Prishtina që është në kundërshtim me rezolutën 1244 përkatësisht me të drejtën ndërkombëtare për këtë shkak Serbia i kundërvihet kësaj , ”raporton “B92”.

“Do të ia themi këtë partnerëve në Turqi për çdo gjë që ju kanë dhënë, por dua që njerëzit ta dinë e në jug thonë ‘ është e hollë si raki”, tha Vuçiç.

Ai falënderoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-së Stoltenberg, me të cilin ka biseduar dhe i cili ka respekt dhe qëndrim të qartë rreth kësaj çështje.

“Ushtria e tyre edhe e jona, e nuk duhet të krahasohemi, sepse ne duam të ruajmë paqen, nuk janë kategori e njëjtë. Kjo nuk është koha e viteve 90të, kjo është qielli dhe toka”, tha Vuçiç që shtoi se konsideron se Kosovës nuk i duhet posaçërisht ushtria, për ne është me rëndësi raporti i mirë me KFOR-in”, përfundoi ai.

Gazeta përkujton fjalët e gjeneral nënkolonelit Kadri Kastrati ish-komandant i FSK-së se Kosova do të ketë ushtri të aftë për të mbrojtur kufijtë.

Kastrati tha se pajisja me autoblinda nga Turqia për nevojat e FSK-së përbënë modernizimin gjithëpërfshirës dhe transformimin në Ushtri të Kosovës. Presidenti i Serbisë Vuçiç tha se beson që dialogu me Prishtinën do vazhdojë gjatë gjysmës së dytë të korrikut në Bruksel.

Ai tha se do kërkohet siguri për Dragica Gashiç të kthyerën e vetme në Gjakovë.

“Ky nuk është rasti i vetëm, pasi ajo pengon si simbol i kthimit. Ne faktikisht nuk kemi pushtet në Kosovë që nga 1999 dhe nuk kemi asgjë që nga 2008 kur shpallën pavarësinë, por luftojmë të paguajmë paga e pensione atyre njerëzve”, tha Vuçiç.