Albin ​Kurti: Ky koti u bo qëlim i kuq për Vuçiqin e Serbisë

Albin ​Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke komentuar mini-shengenin, ka deklaruar se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë në Jugosllavinë e katërt do të jenë vetëm konsumator të mallrave serbe dhe do të shpresojnë të marrin tarifa rrugore prej kamionëve të Serbisë dhe prodhuesit tonë do të mbesin të pambrojtur.

Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, të mbajtur online, tha se derisa vendet e rajonit dhe shumë vende në botë, kanë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, në Kosovë është një pushtet uzurpator që i frikësohet zgjedhjeve.

Kurti: Qeveria Koti dhe PDK s’po guxojnë të mbajnë zgjedhje

“Këtu të ne kemi përball një pushtet uzurpator të Qeverisë Koti e të kinëse opozitës PDK, të cilët kanë frikë nga zgjedhjet e nga demokracia, pra ata që dikur e frikësonin popullit, tash i frikësohen zgjedhjeve. Jo vetëm që nuk guxojnë për zgjedhje të përgjithshme, por nuk guxojnë as për zgjedhje në komunën e Besianës, ku po i vonojnë e po i spostojnë ato. Ata janë të vetëdijshëm që kurdo e kudo që shpallen zgjedhjet qendrore apo lokale, pushteti i tyre do të zvogëlohet drejt tretjes sepse ka ardhur koha e Vetëvendosjes”, tha Kurti.