Albin Kurti: Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova

Albin Kurti

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka kujtuar protestën e VV-së të mbajtur dy vite më parë në Prishtinë.

Kurti thotë se atë ditë jehonin sheshet me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, mbrohej Republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Tutje në fund të shkrimit Kurti, thotë se ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova.

Postimi i plotë:

Dy vjet u bënë sot nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraničenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm”.

Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova.