“Albin Kurti do të jetë prapë kryeministër, Isa Mustafa vajton si dhelpra që iu dogj bishti”


Nga Xhevdet Pozhari

Sot, kryetari i LDK-së, pas publikimit të raportit është duke bërtitur si dhelpra që kur iu dogj bishti, mendoi se u kall krejt dynjaja!

Por, ai e di më mire se kushdo tjetër se:

Është fakt: Rrenat për “prishjen e raporteve me SHBA” i ka shpërnda LDK përmes Isa Mustafës në krye, e varg e vi me zyrtarët e tij. Mediat nuk kanë pikë faji.

Është fakt: Grenelli ua vuri vulën këtyre rrenave sepse e ndjeu se këtu në Kosovë ende nuk janë të paktë ata që mjafton t’iu thuash se je amerikan dhe vendin ta lënë në “krye të odës”.

Si shef i propagandës së Trumpit, ai luajti pandershëm jo veç me Kosovën, por me plotë marrëveshje tjera ndërkombëtare. Marrëveshja Izrael – Palestinë është kulmi! Rezultati: Ia humbi zgjedhjet shefit të vet, Trumpit.

Është fakt, duhesh me i pas b*let katrorë si gazetar me i dal kundër një përfaqësuesi legal të shtetit ma të fortë në botë dhe mos mu bë me vetëdije pjesë e fushatës së tij të gërditshme.

Duhesh me pas qaq ndjenjë sa midis dashnisë për vendin tënd dhe Amerikës, me e zgjedhë Kosovën! Ndoshta nuk merr kurrë ftesa elitare nëpër sallone, ama njerëzit e tu do të duan, do të pranojnë me të mirat e me behanet që ke.

Sepse e dinë se thellë në shpirt, ti je si ajo shumica që luf tojne me ja këput rranjët farës së keqe në këtë vend. Vetëmse për dallim prej tyre, Zoti ta ka dhanë dhuntinë e shkrimit që me e shpreh ma bindshëm atë që të flenë në zemër.

Albin Kurti do të jetë prapë kryeministër dhe askush nuk duhet me prit se çdonjërit ka me i pëlqy. Me rëndësi është që punët e tij t’iu pëlqejnë sa më shumë njerëzve dhe t’ua lehtësojnë jetën. Isa Mustafa veç mundet me vajtu për këtë fakt.

Personalisht, Vetëvendosjen e kam përkrahë dhe do ta përkrahi jo vetëm shkaku i Albin Kurtit, por pse aty ka rini! Ai lider që e ka besimin e rinisë, tanaherë do ta ketë edhe besimin tim. Vet 40 vjet po i boj.

Pas 20 vitesh (nëse më ka fal Zoti ymër) veç muj me pa se si po e ndërtojnë vendin ata që do të vijnë. Gjeneratës tonë i ra për hise me i shkulë barishtet e egra që fëmijët tanë mos ta shohin si shpëtim veç ikjen nga ky vend, e mandej me dal një plakush që sun i mbanë as pordhët e veta me ju thanë se po ikin me “i-Phone” prej qejfit.

Pas 20 vitesh (nëse më ka fal Zoti ymër) veç muj me pa se si po e ndërtojnë vendin ata që do të vijnë. Gjeneratës tonë i ra për hise me i shkulë barishtet e egra që fëmijët tanë mos ta shohin si shpëtim veç ikjen nga ky vend, e mandej me dal një plakush që sun i mbanë as pordhët e veta me ju thanë se po ikin me “i-Phone” prej qejfit.

Mos kujtoni se nuk e di se ka dallaveregji edhe në Vetëvendosje, si në çdo parti. Ama janë pakicë. E di se herët a vonë organizmi do t’i gjuaj jashtë, siç i ka gjuajt edhe plot të tjerë para tyne.

Kjo ngaqë ata që janë në krye, po prijnë mbarë. Nesër me e vendos një kryetar tjetër LDK-ja, kurrë në hak nuk i hyjë! Ama jo me qet somnabullin titist. Dëshmi konkrete është se prej që PDK-në nuk po e udhëheq Thaçi (përgjegjësi kryesor për çdo proces të dhembshëm në Kosovë), edhe aty po shoh se ka vullnet ndryshe.

Shkurt, çdokund ka njerëz të mirë. Varet kush ju prinë. Vaj halli për ne nëse numri i “njerëzve të mirë” është reduktuar veç tek votuesit e VV-së, se më pas 1 milionë të tjerë do të ishin “të këqinj”. Sikur të ishte ashtu, menjëherë isha ikë prej këtij vendi!

Prandaj, mos shikoni veç “bardh e zi”. Ka njerëz që ju duhet më shumë kohë… ka njerëz që ju duhet më shumë guxim.