Tash pasi fitoi Joe Biden, të gjithë politikanët vendor kanë filluar të shohin në arkivat e tyre se mos e kanë ndonjë foto të vjetër me Biden, kur ky ishte i ftuar në ceremoninë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Mirëpo para dy javësh para zgjedhjeve në SHBA, ishte vetëm Albin Kurti ai i cili e përkrahu publikisht kandidatin demokrat, gjersa të tjerët iu nuk morën anë për shkak të frikës së vazhdimit të mandatit të Grenell.
Kurti përmes një videoje në Facebook, iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në SHBA, që ta votojnë kandidatin Joe Biden.
Ky i fundit fitoi me një distancë të konsiderueshme të votave elektorale, teksa pritet shumë shpejtë të ulet në karrigen më të rëndësishme të botës.
Kujtojmë se zërat që e quanin Kurtin antiamerikan, u shuan kur Kurti publikisht doli në përkrahje të Joe Biden, teksa më herët kishte përplasje me Grenell.