Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim virtual me kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, ndër të tjera është biseduar edhe për dialogun me Serbinë, derisa Kurti ka përsëritur se duhet të jetë dialog mes dy palëve të barabarta, që zgjidhë kontestet mes dy shteteve e që norm alizon marrëdhëniet ndërmjet tyre.Të dy njoftohet se janë pajtuar që procesi i dialogut duhet të jetë i drejtë, i ndërtuar mbi mirëbesim dhe se rezultati i dialogut duhet të jetë njohja reciproke.“Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj terr itorial nuk mund të jenë temë e bisedimeve dhe nuk mund të kthehemi në kohën para vitit 2008”, ka thënë Kurti.Ata kanë biseduar edhe për Procesin e Berlinit dhe rëndësinë e tij në nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Në pritje të Samitit të Berlinit, që pritet të mbahet në fillim të korrikut, kryeministri Kurti ka theksuar se rajoni ka nevojë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, por jo për projekte si zëvendësim i BE-së. Ai ka shtuar se bashkëpunimi ekonomik duhet të shkojë paralel me demokr atizimin e rajonit.
Sipas njoftimit, Kurti ka kërkuar nga kancelarja gjermane angazhim për liberalizmin e vizave për popullin e Kosovës. Ai ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kr iteret për liberalizim dhe se Gjermania mund të ndihmojë ta shtyjë këtë çështje përpara.Merkel ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, thotë komunikata.Kurti tutje e ka falënderuar kancelaren për takimin dhe letrën e urimit, me rastin e zgjedhjes kryeministër, si edhe për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe popullin e saj.“Kancelarja e uroi kryeministrin për fitoren pleb ishitare dhe i dëshiroi suksese në qeverisje. Ajo shprehu mbështetje për programin e Qeverisë për drejtësi dhe punësim. Duke vënë në spikamë marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, kancelarja nënvizoi projektin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren, si mundësi për zhvillimin e bizneseve”, thuhet në njoftim.Sipas komunikatës, Merkel ka shprehur gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në sigu rimin e më shumë va ksi nave.Në anën tjetër, Kurti njoftohet se ka konfirmuar përkushtimin për realizimin e planeve për reforma në drejtësi, luf të n ku ndër kor ru psi on it dhe angazhimin për tërheqjen e investimeve, të cilat krijojnë vende të reja të punës.
”Ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme për inte nsi fikimin e bashkëpunimit ekonomik, sidomos nëpërmjet investimeve të përbashkëta të afar istëve gjermanë dhe mërgatës së madhe shqiptare që jeton në Gjermani. Në diskutimet për mërgatën e Kosovës në Gjermani, kancelarja theksoi se është duke shikuar me vëmendjen e duhur çështjen e njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.