Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar të mërkurën se pas ardhjes së tij në krye të ekzekutivit do ta nxjerrin Kosovën nga pazaret me Serbinë dhe se në çdo takim me ndërkombëtarët do t’ia kërkojë borxhin Serbisë.
Kështu ka deklaruar Kurti pas homazheve që bëri tek varri i aktivistit Arben Xheladini, në 14 vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit ku mbetën të v rarë nga p lumbat e gomës Arbeni dhe Mon Balaj.
Ai tha se krahas nxjerrjes së vendit nga korrupsioni i pushteteve të pasl uftës, do të nxjerrin Kosovën edhe nga pazaret me Serbinë.
“Ne jemi të vendosur që ta nxjerrim Kosovën edhe nga korrupsioni i pushteteve të pasl uftës por edhe nga pazaret me Serbinë, e cila i ka shumë borxh popullit të Kosovës edhe gjatë o kupimit, edhe gjatë luftës.
Serbia ka kryer k rime të luftës, k rime kundër njerëzimit dhe gj enocid, andaj ne do të përfaqësojmë me dinjitet Kosovën dhe në çdo takim ndërkombëtar apo të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë”, tha ai.