I pari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është çliruar e pavarësuar nga Serbia, e në këto zgjedhje, siç pretendon ai, duhet të çlirohet e pavarësohet nga k orrupsioni.
Kurti këto komente i bëri në tubimin zgjedhor me qytetarët e Suharekës.
“Kosova është çliruar e pavarësuar nga Serbia, e na duhet ta çlirojmë e ta pavarësojmë edhe nga k orrupsioni. Kor rupsioni e k ri ,mi e ka lënë Kosovën shtet të dobët në të cilën individët janë më të fuqishëm se sa shteti. Me qeverinë tonë të re nuk do të ketë asnjë k riminel”.
Sipas tij, më 14 shkurt çdo qytetarë duhet ta shpreh vullnetin e vetë të lirë që t’i mundësojë ndryshimet e mëdha në sektorët e ekonomisë, arsimit, kulturës, shëndetësisë e politikave të jashtme.
“Më 14 shkurt, ditën e diel, secili qytetar, secila familje, secila komunë, duhet ta shpreh vullnetin e vetë të lirë dhe t’i mundësojë ndryshimet e mëdha në ekonomi, arsim, kulturë, shëndetësi, politikë të jashtme e të brendshme në mënyrë që qeverisjet e mbas l uftës të na kujtohen si një ëndërr e keqe dhe t’ua japim shansin ardhmërisë të ndritshme brezit tonë e brezat që do të vijnë’’, tha Kurti.
Ndërkohë, numri 2 në listën e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani, ka thënë se Suhareka duhet të jetë bastion I ndryshimit e ta bëjnë të mundshëm referendumin e 14 shkurtit.
“Edhe ju si Suharekë nuk jeni bastion i të tjerëve, por ju jeni bastion i ndryshimit. Ju do ta bëni të mundur referendumin e 14 shkurtit dhe ju do të siguroheni që vota e besimi juaj mos të keqpërdorët kurrë më”, shtoi Osmani.