Albin Kurti: Ne jemi vëllezër e motra, Unë do të jem kryeministër i të gjithëve

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti në përmbyllje të fushatës zgjedhore në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, ka thënë se me qeverisjen e tij nuk do të ketë ndarje e përçarje, por se ai do të jetë kryeministër i të gjithëve e edhe i atyre që nuk do ta votojnë.

Ai ka thënë se ky entuziazëm që gjeti sot në mesin e mbështetësve të tij duhet të përkthehet në vota dhe në fitore plebishitare, në mënyrë që të bëhet ndryshimi i shumë kërkuar.

Kurti ka thënë se nuk guxojnë e nuk duhet të lejojnë të përsëritet skenari i 25 marsit, kur Qeveria e tij u rrëzua.

Pjesë nga fjalimi i tij:

Ne jemi vëllezër e motra. Ne nuk jemi të ndarë e as të përçarë. Unë do të jem kryeministër për të gjithë.

Ne bashkë me presidenten,

Duhet të ndihmojmë bizneset e amvisërisë, sidomos qytetarët që kanë nevojë për mbështetje, populli.

Duam asgjë me pak se zhvillim socioekonomik, integrim evroatlantik dhe drejtësi.

Mirëpo ndonëse jemi në ditën e fundit, fushata ende nuk ka mbaruar, ky entuziazëm i madh dhe kjo mbështetje që kemi tani duhet të përkthehet në fitore plebishitare, për ta bërë ndryshimin që po kërkojmë duhet ta sigurojmë shumicën parlamentare, nuk do të lejojmë të na përsëritet 25 marsi i vitit 2020 kur u rrëzua Qeveria këtë nuk duhet ta lejojmë e nuk duhet ta lejojmë vetëm nëse dalim në zgjedhje masive, për lëvizje në numrin 127.

Duhet të votojmë të dielën krejt dhe drejtë. Shqiptarët sot kanë më shumë të drejta në mërgatë se në Kosovë. .. Shqiptarët që emigruan do të kthehen sepse u kthye shpresa.