Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë konferencës së sotme për mediat deklaroi se ka qëndrime të ndryshme me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin thotë se nuk i di motivet se përse nuk gu xon ta thotë të vërteten për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ai tha se Kosova dhe Shqipëria nuk mund të bashkohet si komb gjersa kanë qëndrime të ndryshme ndaj Serbisë. Sipas tij, këto dy shtete nuk e kanë luksin që të dallojnë me qëndrime sa i përket Beogradit.
“Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zoti Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përket presidentit të Serbisë, kjo është një pikë e rëndësishme që ne dallojmë fort.
Fatkeqësisht kryeministri i Shqipërisë nuk guxon ta thotë të vërteten për presidentin e Serbisë, për çfarë motivesh dhe arsyesh, unë nuk jam në gjendje ta them. Ne duhet të bashkohemi për Iuftën çlirimtare, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe kundër Serbisë, e cila është kundër nesh.
Nuk do të mund të bashkohemi si komb, nuk do të mund të bashkëpunojmë si shtete me qëndrime të ndryshme karshi Serbisë. Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë jo vetëm luksin por as të drejtën që të dallojmë sa i përket Beogradi”, tha ai.
Andaj kryeministrit të Shqipërisë por edhe Kuvendit të Shqipërisë i bëj thirrje që, ashtu siç e ka miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, rezolutën e gjen ocídit të Serbisë në Kosovë, ta bëjë edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, përfundoi Kurti.