Albin Kurti: “Ne nuk po e marrim komunën, ne po ua kthejmë juve komunën”


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Podujevë të cilat e nxorën VV-në fituese, ka thënë se nuk ka fituar Vetëvendosja por populli.

“Ne nuk po e marrim komunën, ne po ua kthejmë juve komunën. Ne do të jemi pro jush sepse jemi si ju dhe do të mbetemi si ju”, ka thënë ai.

Kurti e Bulliqi kanë kërkuar nga qytetarët të shpërndahen të qetë në shtëpitë e tyre.