“Albin Kurti po kthehet, për ta kthyer ‘Zajednicën’, jo për ta mbrojtur Kosovën”


Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, kurse tani kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit të cilat i bëri gjatë konferencës për media.

Molliqaj foli ashpër ndaj kreut të LVV-së, duke thënë se Kurti qe dy javë i ka urdhëruar piunët e tij për të vjellë vrerë kundër UÇK-së, ndërsa sot kinse paska dalë në mbrojtje të saj.

“Vetëm lojëra pushteti. Vetëm instrumentalizim. Asgjë më shumë. Këtu nuk ka as mbrojtje të UÇK-së e as të Kosovës. Kurti thjeshtë po fërkon duart mbi humbjen e të tjerëve. Mbi humbjen e UÇK-së. Kurti po fërkon duart që të kthehet në pushtet. Dhe për këtë synim po e përdorë tash edhe UÇK-në”, deklaroi Molliqaj.