Albin Kurti: Thaçi mendonte se ishte Mbret, por…


Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një bashkëbisedim virtual me redaktorët e revistës politike të Oksfordit ka folur ndër të tjera edhe për shkarkimin e Agim Veliut dhe tentimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga ish-presidenti Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se ish-presidenti Thaçi dëshironte fuqi për të shndërruar Kosovën nga Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale.

Sipas Kurtit, Thaçi mendoi se është mbret.

“Në mars 2020, ne filluam me një mbyllje por ish-presidenti dëshironte të shpallte gjendje emergjente dhe ai dëshironte që të merrte kompetencat e drejtimit të shtetit në dorën e tij. Ai dëshironte fuqi për të shndërruar Kosovën nga Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale. Ai mendoi se është mbret, imagjino sikur Mbretëresha Elizabeta t’i bëjë thirrje policisë në Britani për të mos u bindur urdhërave të kryeministrit Johnson”, tha Kurti./Gazeta Sinjali/