Albin Kurti u shpreh pro bashkimit kombëtar, Pandeli Majko: Merru me punët e Kosovës!

Deklarata e Albin Kurtit se do të votonte pro nëse do të mbahej një referendum për bashkimin Kosovë-Shqipëri, për ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është një h istori që duhet mbyllur dhe se tani prioritet për ‘Vetëvendosjen’ dhe liderin e saj duhet të jetë drejtimi i Kosovës.

Në një intervistë në Euronews Albania për gazetaren Eksiola Shehu, ish-kryeministri Majko deklaroi se diskutime të tilla, krijojnë p robleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë s tabilitetin e Kosovës dhe e cilësoi idenë e bashkimit kombëtar një ide që ka e kzistuar në shekullin e kaluar.

“Unë mendoj se z. Kurti ka vetëm një prioritet, të drejtojë si shtetar dhe kryeministër shtetin e Kosovës, nuk besoj se i bëjnë punë h istori të natyrave të tilla. Nuk ka pse krijon lidhje të natyrave të ç uditshme me ide që kanë e kzistuar në shekullin e kaluar, e kam fjalën në vitet ’80 dhe ’90 për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, jo se unë nga pikëpamja e mocionale ndihem ndryshe nga z. Kurti, por unë mendoj se diskutime të natyrave të tilla, do të krijonin p robleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabi litetin e Kosovës. E kam fjalën për akte që garantojnë prezencën e NATO-s në Kosovë dhe paketën Ahtisari”,tha ish-kryeministri i Shqipërisë.

Pandeli Majko i bëri thirrje Albin Kurtit që duhet të f okusohet tek f orcimi i shtetit të Kosovës dhe të mos nx isë hapjen e diskutimeve të tilla pasi do të ndikojë negat ivisht për njohjet e reja ndërkombëtare.