Albin Kurti vjen me kushtet qe i ka vendosur për Serbinë!! Ja cilat janë ato…

Fituesja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ndonëse nuk e ka caktuar si prioritet dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, thotë se ky dialog megjithatë duhet të ketë qasje të re. Në këtë qasje, ndër të tjera kërkohet edhe përfshirja e Shteteve të Bashkuara.Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu duhet të ketë “së pari karakter transformues, të bazuar në parime e vlera për dallim nga ai transaksional, të bazuar në interesa momentale dhe me logjikën ‘duhet te japësh diçka për të marrë diçka’”.“Dialogu duhet të jetë trans-atlantik, në kuptim të koordinimit në mes Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, por edhe në kuptim të integrimit perëndimor si synim në vete për të dy palët. Është në të mirë të të gjithëve që ky proces të jetë me parime të qarta dhe me qasje të sinqertë, duke synuar që të jetë gjithmonë në shërbim të popujve e jo qeverive të momentit apo individëve të momentit”, tha Kryeziu.LVV-ja në vazhdimësi e ka cilësuar dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli si jotransparent dhe i ka cilësuar si të dështuara shumicën e 33 marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.“Shumica prej tyre ose nuk janë zbatuar fare ose pjesërisht. Kjo, bashkë me mungesën e transparencës që e ka përcjellë këtë proces, janë provë e mjaftueshme që dialogu ka nevojë për një qasje të re”, shtoi Kryeziu..

BE-ja kërkon angazhim në dialog.Kandidati i LVV-së për krye.ministër, Albin Kurti ka thënë se dia.logu është ‘prioritet i gjashtë apo i shtatë’, gjë e cil.a nuk është pritur. mirë në BE. Zyrtarët e këtij institucioni, që e ndërmjetësojnë dialogun, nuk janë përgjigjur saktësisht në pyetjet e Radios Ev.ropa e Lirë, nëse BE-ja është e gatshme të ndryshojë qasjen në dialog, por kanë kërkuar angazhim për të pë.rmbyllur marrëveshjen për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.“Ne po presim formimin e qeverisë së re dhe p.os tjerash, ne presim që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive në vazhdimin e tak.imeve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe që të shfrytëzojnë rastin që kanë para vetes për të arritur një marr.ëveshje gjithëpërfshirëse”, tha për Radion Evropa e Lirë, njëri nga zëdhënësit e BE-së, Peter Stano.BE-ja e ka emë.ruar përfaqësuesin special për dialogun, diplomatin sllovak Mirosllav Lajçak, për arritjen e një marrëveshjeje gjithë.përfshirëse, ligjërisht të obligueshme, që synim final ka normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Ser.bisë. Por, aty nuk përmendet njohja e ndërsjellë, siç kërkon në vazhdimësi lidershipi kosovar.

Qëndrimi i administratës Biden.Ndryshe nga BE-ja, që evi.ton të përmendë njohjen e ndërsjellë si synim final në dialog, SHBA-ja kërkon që marrëveshja gjithëpërfshirëse ta sjellë këtë njohje.Ambasada amerikane në Prish.tinë, në një deklarim të mëhershëm, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Uashi.ngtoni e mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.“Ashtu siç ka thënë presidenti (amerikan, Joe) Bi.den një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të çojë drejt njohjes së ndër.sjellë, të ruajë sovranitetin dhe integr.itetin territorial të të dyja vendeve dhe që të fuqizojë institucionet e tyre demokratike, është qenës.ore për Koso.vën dhe Serb.inë që të ecin përpara”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.Ndërkohë, ende nuk është e qartë nëse administrata e re amerikane do të angazhojë një përfaqësues special për dialogun. Kosovë-Serbi, ashtu siç kishte vepruar ish-presidenti, Donald Trump.Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blin.ken gjatë seancës në Senat, për konfirmimin e tij në këtë post, tha se do ta konsideronte “emërimin e një të dërguari special për rajonin”.Qasja e re në dialog, e domosdoshme.Analistët politikë thonë për Radion Evropa e. Lirë se dialogu nuk ka alternativë, por e vle.rësojnë të rëndësishme që qeveria e ardhshme të fokusohet në programin që e ka prezantuar në fushatë.Politologu Ramush Tahiri beson se qeveria e re mund të sjellë më shumë substancë në dialog, pasi sipas tij, LVV-ja ka pasur “qasje origjinale në dialogun me Serbinë”.“Është fakt se normalizimi i raporteve (politika zyrtare e BE-së), nuk mund të ndodh pa njohjen reciproke dhe pa u ditur subjektiviteti i p.alëve të cilat do t’i zbatojnë marrëveshjet. Me këtë koncept të ri, mendoj se Albin Kurti do të mund t’ia dalë dhe pres që dialogu të jetë më dinamik”, tha Tahiri për Radion Evropa e Lirë.Demush Shasha, drejtor i Institutit Epik,. që merret më hulumtime e raporte për proceset integruese të Kosovës, pret që qeveria e re të sjellë transparencë në procesin e dialogut. Ai përmend faktin se në programin e vetë, LVV-ja nuk e ka të përfshirë fare dialogun,.por Shasha pret që kryeministri i ri të gjejë një pikë përbashkuese me pritjet e qytetarëve për jetë më cilësore dhe pritjet e partnerëve ndërkombëtarë për vazhdimin e dialogut.“SHBA-ja dhe BE-ja e kanë të bërë të qartë që dialogu me Serbinë duhet të jetë njëri nga top prioritetet që ata e shohin për qeverinë e ardhshme. Por, për dhjetë vjet,.. qasja e njëjtë në dialog na ka sjell këtu ku jemi, ku nuk mund të krenohemi për sukses të jashtëzakonshëm. Prand.aj, ia vlen që të provojmë një qasje të re sa i përket dialogut me Serbinë”, tha Shasha për REL..

Ai megjithatë beson se kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti e ka një dri.tare kohore për të mos u marr enkas me dialogun, pasi edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk mund të pritet marrë.veshje në dialog, para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Serbi në prill të vitit 2022.“Është e rëndë.sishme që Qeveria Kurti gjatë kësaj kohe të merret me dialogun, por në aspektin diplomatik, nën radarin politik, në mën.yrë që të përgatitet. Në këtë kontekst, zoti Kurti do të mund t’i paraqiste opinionit politik në Kosovë se cili është kompromisi që Kosova është e gatshme ta bëjë, për hir të anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bas.hkuara”, shtoi Shasha.Sipas tij, kompromisi më lehtë i pranueshëm do të ishte “eksplorimi i mundësive për një zb.atim edhe më të mirë të Pakos së Ahtisarit dhe avancimit edhe të mëtutjeshëm të të drejtave të ser.bëve në Kosovë”.Politologu Ramush Tahiri thotë që çdo tendencë për të ofruar zgjidhje që e prek “shtetin qytetar” të Kosovës, do të prolongonte edhe më shumë arritjen e një marrëveshjeje në dialog.LVV-ja si fituese e zgje.dhjeve të 14 shkurtit, pritet që të formojë qeverinë e re bashkë me komunitetet joshumicë, duke përjashtuar Listën Serbe. Kri.jimi i qeverisë pritet të ndodhë pas konstituimit të kuvendit të ri, proces ky që kërkon paraprakisht certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.