







Adil Behramaj këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka thënë se Albin Kurtit më shumë po i mungon Hashim Thaçi se sa Rexhep Selimi.
Postimi i tij i plotë:




Hashim Thaçi e Kadri Veseli po u mungojnë të gjithëve në PDK. Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, gjithkah po flet për mungesën e tyre. Rexhep Selimi si duket nuk po i mungon askujt në Vetëvendosje. Deri më tash, Albin Kurti asnjëherë nuk e ka përmendur. Edhe Kurtit me gjasë po i mungon më shumë Hashim Thaçi. Do ta mirëkuptonim sikur ta kishte përmendur Rexhep Selimin, aq herë sa e ka përmendur Hashim Thaçin.
Sqarojani dikush Kurtit që lirisht mund ta kujtojë, sepse nuk çon vota te PDK-ja nëse tregon që nuk e ka harruar.