Ata i dërguen hijenat n’vendin e tyne dhe erdhën tue nuhatë si ujqët kur lëshohen mjegullat!
Kot u betuen. Ata rrenën e kanë zanat. Ata shpirtin e kan tradhëti! U betuen e betimin e futën n’prapanicë. Ikën me koka ulun, si korbat kur e hetojnë plancin e shkyem e turrën me i mbushë gushat!
Ashtu ikën edhe deputetët me fytyrat gri, që janë mësua me aromën e zorrës së trashë të Vuçiqit! Por s’mërzitën, marrin rrogë nga Kurti e punojnë për Serbinë!
U kthyen të betohen rrejshëm e rrejshëm do t’rrinë sa herë t’iu thotë Vuçiqi me i pengua proceset e Kuvendit e me punua kundër Kurtit!
Ata janë mjerimi i nji regjimi fundrrinë dhe e zezëdita e nji Parlamenti! E duhet durua. E duhet përfillë rregullat e t’fortit!
Evropa thotë. Amerika e vulosë e Albini rrudhë me krah!
Opozita gjuen gurë mbi kokat e veta, tue kujtua se do të rrënohet çatia e nga fillimi do ta ndërtojnë kullën siç iu përshtatët prapanicave të tyne!
Sa mjeranë jemi kur presim mu rrëxua lisi e shpejtë e shpejtë me i pre degët tona!
Ç’faj ka Albini që e mallkoni n’Vashington? A pak i treguet Blinkenit kur ishte këtu? A pak hudhet baltë mbi Presidentën e Kryeministrin kur erdhi Eskobari, apo s’ishte boll, ndaj udhëtuet me paret e popullit, jo nji, po nga katër veta, që ta bindni atje, n’zyrën e tij, se sa i rrëzikshëm asht Vuçiqi, pardon, Kryeministri juej!
E ka faj! Shumë ka faj, që s’e përfilli këshillën e Amerikës e me shkua ai n’Vashington, jo ju!
Mua m’thanë: S’po t’prenë në nji vend sakica artist. Herë të Hata herë të Fata!
Po u përgjigja, s’po më prenë në nji vend, se asnjeni nga ta s’po rrin drejt! Janë ba si plepat që lakohen kah t’fryjnë ernat, e sa herë po dua me i pre, po rrëxohen vet e mua po m’duhet me i pre degët e mia tue i ruejtë kambët!
Albin! O prej degët o preje kambën o mbaje popullin që t’mos vdes skamjet, se paret nuk i duhen shtetit kur të vdes populli.
Hape qesën sa s’ka fry erë e fortë!
Dardani,18.11.2022