“Allahile Hashim e ka emrin Liria a?”, Gani Geci i reagon Edi Ramës


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i veshur në uniformën e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në mbishkrimin ‘Liria ka emër’.

E ndaj këtij lajmi, ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka reaguar me pyetjen se a e ka liria emrin “Hashim”, shkruan Reporteri.net.

Rama një fotografi të tillë e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, një ditë pasi publikoi një video të një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë e sekuencës së dokumentarit të titulluar “Liria ka emër”.