Ambasadori gjerman Jorn Rohde: Mezi po presim të shohim Kosovën në Këshillin e Evropës

Ambasadori gjerman: Mezi po presim të shohim Kosovën në Këshillin e Evropës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se mezi pret ta shohë Kosovën në Këshillin e Evropës, familjes të së cilit, sipas tij, Kosova i përket.

Duke shpërndarë njoftimin e Kryeministrit Albin Kurti për nisjen e procedurave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ambasadori gjerman ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij për këtë proces.