Ani pse nuk e ndalën punën Viva Fresh u ndihmua me mbi 860 mijë euro nga qeveria Hoti (LISTA)

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar listën e bizneseve që kanë përfituar nga Pakoja e qeverisë Hoti për ndihmë bizneseve në kohë të pandemisë.

Murati ka bërë të ditur se një gjë të tillë e ka bërë për shkak të transparencës, për të parë se si qeveria Hoti i ndau këto ndihma për biznese.

Nga kjo listë shihet se më së shumti ka përfituar Viva Fresh e cila u ndihmua nga qeveria Hoti me 860 mijë e 615 euro

50 bizneset që përfituan më së shumti në Qeverinë Hoti, nga Pako e Rimëkëmbjes

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë nga Qeveria e kaluar në tetor të vitit 2020.