Delegacioni kosovar në një nga takimet në Bruksel për bisedime me Serbinë, u bë cak i hajnave.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka marrë vesh që delegacionit të përbërë nga koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, eksperti për çështje ekonomike në dialog, Muhamet Mustafa dhe ish-ambasadorit në Belgjikë, Bernard Nikaj, i është vjedhur një çantë me dokumente.
Për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila thotë se shpreson që të mos ketë pasur ndonjë sanduiç në çantë, shkruan Reporteri.net.
Ajo thotë se do të ishte edhe më keq, e sjellje jo serioze sikur nga kjo çantë të merreshin dokumente përmes së cilave Qeveria jonë i udhëheq këto bisedime.
Postimi i saj: