Arjan Çani: Rama i lidhur me turqit, ne takimin me ministrin grek vendosi yllin turk në kravatë


Nuk bën sens të dalë kryeministri i Shqipërisë me flamurin e Turqisë dhe ka marrë vetëm një detaj. Ka marrë yllin.

Gjatë një debati në studio, gazetari Arian Çani komentoi sërish kravatën që kryeministri Edi Rama mbante sot në takimit me Dendias. Për gazetarin e njohur kravata është me flamurin e Enverit pasi vetëm në kohën tij flamujt ishin me yje.

“Flamuri që ka Rama te kravata nuk është flamuri që kemi sot. Është flamuri i Enverit e ceki pak Entoni. Biem të gjithë dakord që është flamuri i Enverit, pasi në kohën e tij flamujt ishin me yje.

Shikoni flamurin turk. Rama nuk ka mundur të dalë atje me flamurin turk. Nuk bën sens të dalë kryeministri i Shqipërisë me flamurin e Turqisë dhe ka marrë vetëm një detaj. Ka marrë yllin”- tha Çani.