Arta Nitaj së fundmi është përmendur goxha shumë në medie për shkak të vizitave të shpeshta në Dubai. Rreth qëndrimit të prezantueses atje u thanë shumë gjëra, e mes tyre edhe se ka nisur punë në një klub nate. Mirëpo, për të parën herë gjerë e gjatë, Nitaj ka folur në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini.
Arta tregoi se për punën në klub nuk është aspak e vërtetë por kishte dalë për qejf. “Në ato klube për të cilën kanë shkruar [mediat], kam takuar më së shumti shqiptarë”, deklaroi ajo.