Asnjëherë s’kam qenë në PDK, as në AAK

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka treguar mbrëmë në emisionin “dPt të Fidani” se në sa parti politike ka qenë.

Ajo pohoi se gjatë karrierës së saj politike ka qenë pjesë vetëm pjesë e AKR-së dhe tani e Alternativës.

“Në karrierën politike unë kam hyrë në AKR. Kam qenë për 6 vite, pastaj kam dal nga AKR dhe e kam formuar Alternativën. Kemi pasur bashkëpunim me LDK-në në marrëveshje koalicioni, tash kemi bashkëpunim me VV-në. Asnjëherë s’kam qenë në PDK, në AAK”, ka thënë ajo.

Më tutje, ajo tha se deklaratat se ajo ka qenë pjesë e të gjitha partie politike është fushatë e dirigjuar ndaj saj.

“Sa e lehtë është me sulmu një grua në politikë, sepse lehtë është me e ndjell sendimentin e një gruaje jo besnike. Gruaja që nuk i rrinë besnike një burri, në këtë rast një lideri të partisë”, ka thënë ajo. /kanal10