Ata që e gënjyen Adem Jasharin dhe familjen Jashari para Iufte, po e gënjejnë edhe sot

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci postoi sot në profilin e tij në Facebook një fotografi të Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Në këtë fotografi ai shkruan se ata që e kanë gënjyer komandantin Adem Jashari para lufte po e gënjejnë edhe sot.

E sipas tij, komandanti do t`i ketë krah përgjithmonë ata që i ka pasur afër në luftë.

“Ata që e kanë rrejt Adem Jasharin dhe familjen Jashari para lufte dhe kanë ikur nga ai edhe kur ai ju ka shkuar mysafirë po e rrejnë edhe sot, vetëm ata që Adem Jashari i ka pas krah para lufte do ti ketë krahë edhe tani edhe gjithmonë”, shkruan Geci në Facebook.

Ndryshe, Bekim Jashari, nipi i komandantit Adem Jashari po kandidon për herë të dytë për kryetar të komunës së Skenderajt.