Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka njoftuar se shteti i tij do marr varg masash parandaluese ndaj Covid19.
Kurz ka thënë se do të ndjekin shembullin e Gjermanisë për të parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.
Kurz planifikon të zbatojë “bllokimin” por pak më ndryshe nga ai i marsit, shkruan Indeksonline.
“Ne duam të veprojmë në harmoni dhe t’i mbajmë kufijtë e hapur. Kontakti fizik i qytetarëve duhet të zvogëlohet, kështu që po konsiderohet vendosja e një kufiri në numrin e njerëzve në tubime. Dyqanet do të qëndrojnë të hapura këtë herë, por objektet e hotelierisë do të mbyllen përkohësisht, përveç atyre që ofrojnë ushqim. Qendrat e fitnesit gjithashtu do të mbyllen. Shkollat do të punojnë, por në shumë ndërrime dhe me distanca të caktuara” ka njoftuar Kurz.
Poashtu, do të ndalohet prezenca e tifozëve në stadiume duke mos u lejuar fare që të ketë shikues./Indeksonline